Dhoma Amerikane: Bie treguesi i biznesit
Plot 65% e sipërmarrjes e konsideron të pafavorshme klimën e të bërit biznes në Shqipëri. Në prezantimin e raportit për indeksin e biznesit në vitin 2015-2016 drejtori ekzekutiv i Dhomës Amerikane Lorenc Gjoni cilësoi si më problematike nivelin e taksave, ekzistencën e monopoleve,konkurencën e padrejtë, dhe burokracinë qeveritare ndërkohë që vlerësoi përmirësim në luftën ndaj informalitetit.Lorenc Gjoni: Me monopolet dhe burokracia e qeverisë është bashkuar niveli i përgjithshëm i taksave. Treguesi i Indeksit të Besimit të biznesit për vitin 2015 ka shënuar një rënie të ndjeshme me 4.83 pikë përqindjeje, fakt që është parë me shqetësim edhe nga ambasadori amerikan Donald Lu i cili në parathënien e raportit nënvizon se ndjehet i zhgënjyer për këtë situatë. Megjithatë ambasddori lu beson se reforma në drejtësi do të përmirësohjë luftën ndaj informalitetit dhe korrupsionit. Këto shqetësime dhe prtishmëri u adresuan nga zëvendësambasadori amerikan David Muniz.David Muniz: Reforma në drejtësi është kritike dhe ne presim një miratim sa më të shpejtë pasi kjo lidhet edhe me klimën e biznesit. Natyrisht, kjo reformë do të kishte një ndikim të drejtpërdrejtë në krijimin e një mjedisi më të sigurtë, por do të rriste edhe luftën ndaj korrupsionit.Në përgjigjë të këtyre shqetësimeve kreu i Financave arben Ahmetaj dhe ministrja e Zhvillimit Ekonomik Milva Ekonomi u shprehen se tashmë po ndërmerren një sërë ndryshimesh proçeduriale për të përmisuar klimën e të bërit biznes.Arben Ahmetaj: Qeveria duhet që ta përmirësojë punën në shumë drejtime. Do të duhet të thjeshtëzojmë procedurat tatimore. Mila Ekonomi: Ne të jemi pranë jush me çdo ndryshim legjislativ urdhëror apo rregullues që kërkon vetë klima.