Nëse Britania del nga BE, priten pasoja të rënda ekonomike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Qershor 2016, 18:51
Zëvendëskancelari gjerman, Sigmar Gabriel, ka paralajmëruar pasoja të rënda ekonomike dhe politike, nëse Britania del nga Bashkimi Evropian.“Pozicioni është krejtësisht i qartë: dalja e Mbretërisë së Bashkuar nga Evropa paraqet problem të madh, jo vetëm për ekonominë e Gjermanisë, por të të gjithë Evropës”, ka thënë Gabriel.Më 23 qershor, në Britani mbahet referendumi, i cili do të përcaktojë të ardhmen e këtij vendi në BE.Gabriel ka thënë se me daljen eventuale të Britanisë, besimi në BE do të bie."Përveç aspektit ekonomik, duhet të pyesim veten se cili do të jetë mendimi i botës për Evropën. Evropa do të merret më pak seriozisht", ka thënë ai./Rel/