Tabaku: Ka rënë konsumi dhe eksportet, Ahmetaj: Opozita kërkon të vijë në pushtet me zi
Opozita dhe mazhoranca i kanë lexuar në mënyra të ndryshme të dhënat për gjendjen e ekonomisë. Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj deklaratës së një dite më parë të Ministrit të Financave se kriza ka kaluar, duke argumentuar se statistikat tregojnë për përkeqësim të gjendje s qytetarëve dhe bizneseve. Në kundërpërgjije, Ministri i Financave Ahmetaj akuzon opozitën se kërkon të vijë në pushtet me zi.Opozita dhe Qeveria kane debatuar për gjendjen e ekonomisë, duke i lexuar në menyra të ndryshme të dhenat dhe situatën financiare dhe ekonomike te qytetarëve dhe bizneseve.Një ditë pasi Ministri i Financave deklaroi në konferencë shtypi se ka ardhur momenti që të shijohet kapërcimi i krizës, deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku argumentoi se në gjendjen ku ndodhet ekonomia, nuk ka asgjë për të shijuar.Tabaku: Qendra Kombëtare e Biznesit tregon për rritje të bizneseve të çrregjistruara për këtë 5 mujor me 25 përqind, krahasimisht me një vit më parë. Ndërkohë që, papunësia është rritur në nivelin e 17.7%, të rinjtë e vendit preferojnë të largohen nga Shqipëria që po plaket përditë e më shumë, falë politikave të suksesshme të qeverisë rilindase.Përballë fodullëkut rilindas të dhënat nga Instituti i Statistikave raportojnë për një rënie të konsumit gjatë gjithë vitit 2015 (paraqitur në grafik) për herë të parë kjo që nga viti 1998. Ndërsa të dhënat e përpunuara nga Komisioni Europian, tregojnë se jemi të parafundit në rajon me rënie prej -0.2% në 2015 në krahasim me vitin 2014. Shqiptarët kanë konsumuar 0.17% më pak se sa viti 2014 gjatë vitit të shkuar dhe aktualisht vendi është në buzë të greminës të deflacionit, kurse qeveria propagandon se kemi dalë nga kriza.Ministri e quan pozitive rënien me 6% të eksporteve për të katër muajt e 2016 që në vlerë monetare përkthehen në 6.2 mld lekë më pak të ardhura. Ndonëse e pranon me gjysmë zëri, se efekti i vërtetë i rritjes së importeve ka ardhur si pasojë e investimit të fundit serioz në vend që është TAP.Dy orë më vonë, Ministri i Financave është kundërpërgjigjur, duke deklaruar se opozita kërkon të vijë në pushtet me zi.Ahmetaj: Për mua nuk është e pakuptueshme e gjithë ajo propagandë, ndërkohë që është tentuar nga SHQUP-i të vihet në pushtet vetëm me zi.