Prokuroria nis hetimet për Elvis Rroshin, "fshehu dënimin në Itali"
Ish kryebashkiaku i Kavajes Elvis Rroshi do te jetë zyrtari i parë që do të hetohet nga prokuroria, pas hyrjes në fuqi te ligjit për dekriminalizmin. Një ditë pas dorëheqjes së tij nga detyra e krybashkiakut organi i akuzës ka njoftuar se ka nisur hetimin ndaj tij për dy akuza, deklarim të rremë dhe falsifikim dokumetash në formularin e dekriminalizimit, për të cilat rrezikon deri në 4 vite burg.Në njoftimin zyrtar te prokurorisë thuhet se hetimi ka nisur nga “Struktura “Për Dekriminalizimin” në Prokurorinë e Përgjithshme”.Sipas organit të akuzës kjo strukture ka nisur verifikimin dhe ka regjistruar kryesisht hetimin. Verifikimi ka nisur, në bazë të të dhënave të vetëdeklaruara nga Rroshi në formularin e publikuar tashmë, si edhe në sqarimin publik të bërë nga vetë ai , lidhur me shkaqet e dorëheqjes”.Në njoftimin e organit të akuzës thuhet se në bazë të verifikimeve paraprake, Struktura “Për dekriminalizimin” në Prokurorinë e Përgjithshme konstaton se Elvis Rroshi nuk ka shënuar në formularin e vetëdeklarimit dënimin e dhënë nga autoritetet italiane disa vite më parë. Fakti që ka qenë i dënuar nga autoritetet italiane, është pranuar publikisht edhe nga vetë subjekti”.Ish kryetari i bashkisë së Kavajës deklaroi një dite më parë se nuk ishte ne dijeni të dënimit që kishte marrë nga organet e drejtesisë italiane