Monitorimi i vijës bregdetare, Beqiri: Rritje e cilësisë së ujërave me 20-25%

20-25% më i pastër është bregdeti shqiptar krahasuar me një vit më parë. Rezultatet kanë dalë nga Agjencia Europiane e Mjedisit e cila sipas raportimit të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit falë studimit në 78 plazhet e vendit . Duke iu referuar Raportit të AEM, që u publikua më 25 Maj dhe sipas së cilës vija bregdetare shqiptare nuk renditet ndër më të pastrat në Evropë kreu i akm Julian  Beqiri sqaroi se publikimi i të dhënave i takon vitit  2015, por rezultatet e raportit bazohen në mesataren e 4 viteve monitorimi,Një lajm i mirë vjen për të gjithë ata turistë të cilët kanë planifikuar që pushimet e tyre ti kalojnë në bregdetain shqiptar.Kjo sepse sipas një raporti monitorues të Agjencisë Europiane të Mjedisit për cilësine e ujrave larës në Shqipëri rezulton se ato kanë një përmirësim  në vlerat 20—25% krahasuar me një vit më parë.Përmirësim të dukshëm sipas Agjencisë Kombëtare të Mjedisit ka shënuar vija bregdetare e Durrësit dhe Kavajës.Julian Beqiri: Cilësia e vijës bregdetare është përmirësuar me 20-25% të saj. Kjo falë vënies në punë të impianteve të trajtimit të ujrave të zëza në Durrës, Kavajë, Velipojë, Shëngjin. Nga këto 78 pika, në vitin 20115 rezultojnë 53 pika më cilësi të shkëlqyer,  12 pika me cilësi të mirë, 5 pika me cilësi tëmjaftueshme dhe 8 pika me cilësi të keqe.Duke iu referuar raportit të Agjencisë Eurpiane të Mjedisit Kreu i AKM Jualian Beqiri theksoi se rezultatet e raportit bazohen në mesataren e 4 viteve monitorimi, pra nga 2012 deri në vitin 2015.Julian Beqiri: Është mesatarja e 4 viteve të fundit. Nëse shikoni raportin, direktiva e ujërave larës së BE flet për 4 vitet e fundit të cilësisë së ujrave larës, jo për vitin 2015. Raporti është i vitit 2015, por nuk flet për të dhënat e 2015. Ato janë analiza 4 vjecare. Agjencia Kombëetare e Mjedisit nga viti në vit shton pikat e monitorimit. Në 2016 do të kemi 100 pika monitorimi.Pyetjes së Ora News lidhur me matjen e nivelit të ndotjes në plazhin e zvërnecit nga AKM kreu i saj u përgjigj se janë ende në fazën e verifikimit dhe së shpejti pritet të dalin edhe rezultatet./Oranews.tv/