Samiti i SEECP, Nishani: Integrimi në BE, objektivi më strategjik për Shqipërinë

Presidenti, Bujar Nishani, ka përsëritur edhe njëherë angazhimin e Shqipërisë për të vijuar me reformat në rrugen drejt integrimit të vendit në BE.Deklarata u bë nga Sofia, në konferencën e përbashkët për shtyp të Trojkës së SEECP-së, Shqipëri, Bullgari e Kroaci, në përmbyllje të Samitit.Nishani: Shqipëria e ka bërë të qartë tashmë gjithashtu, se objektivi më strategjik për Shqipërinë, sot, është integrimi në BE, ndaj së cilës ne nuk kemi dhe as shohim asnjë alternative tjetër. Ne jemi thellësisht të përqendruar të përparojmë më tej në këtë rrugëtim duke zbatuar reforma të thella të brendshme, me qëllim hapjen sa më parë të negociatave të anëtarësimit. Kreu i Shtetit gjithashtu nënvizoi se ky Samit ripohoi se zgjedhja e përbashkët strategjike mbetet integrimi evropian i të gjithë rajonit, si politikë strategjike që garanton paqe dhe stabilitet.Ai shprehu bindjen se edhe Kosova së shpejti do të përfitojë nga ky regjim i liberalizuar me BE-në.Më herët gjatë fjalës së mbajtur në Samit përkrah Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, Nishani theksoi edhe angazhimin e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.Pas Bullgarisë, Presidenca e radhës e SEECP-së për periudhën qershor 2016-qershor 2017 i kalon Kroacisë.