Berisha në Shkodër: Rama kërkon të rikthejë pinjollët e bllokut

Kryeministri Berisha ka inaguruar sot rikontruksionin e rrugës Vukatanë, Komuna Guri i Zi në Shkodër.Në fjalën e tij, sërish kryeministri ka premtuar asfaltimin e çdo kilometri rrugë në të gjitha zonat e vendit."Ne do të ndërtojmë në çdo fshat infrastruktrën moderne në mënyrë që banorët e fshatrave të kenë rrugë të njëjta me banorët e qytetit. Jemi të vendosur të bëjmë gjtihçka që fermerët të fitojnë edhe më shumë nga fermat e tyre, ndaj dhe sot vij këtu me zotimin tonë se do të ndërtojmë çdo km rrugë në katër anët e vendit, do ndërtojmë dhe rindërtojmë çdo shkollë, ujësjellës, do bëjmë gjithçka që ju të ndiheni qytetarë atje ku jetoni sa i përket infrastrukturës” tha Berisha.Kryeministri nuk la pa sulmuar edhe kryesocialistin Rama duke theksuar se ai kërkon të kthejë në pushtet neobllokmenët ndërsa e ka cilësuar alternativën e opozitës si alternativa e shpifjes."Akuza, shpifje dhe asgjë më shumë nga alternativa tjetër me autobusin shtegtar me xhama të zi, që nuk lejon të shihet asnjë zhvillim, asnjë realitet. Në një përpjekje Don-Kishotiane për të rikthyer neobllokmenët në pushtet, për të rilindur pinjollët e bllokut si pushtetar të Shqipërisë. A e dëgjuat shokun e autobuzit se çfarë tha dje.  U bëfsha si rrasa e gurit po nuk i mbajta premtimet dhe i mbeti të kthehet te rrasa e gurit. Por le ta lëmë shokun në autobus dhe ne do të ndërtojmë rrugë, do të ecim drej europës, drejt zhvillimit .Ai le të qëndrojë në autobuzin mavi derisa ti bëhet autobuzi mavri" tha Berisha.Kreu i qeverisë, Sali Berisha gjithashtu ka premtuar se me PD do të realizohet projekti i Shqipërisë së zhvilluar, marrja e statusit dhe hapja e negociatave me BE.“Vitet që vijnë janë vitet në të cilat ju do të firmosni projektet për Shqipërinë e zhvilluar, ku firmosni rritjen e mëtejshme të pensioneve e rrogave në fshat, qytet e mbarë Shqipërinë, marrjen e statusit dhe hapjen e negociatave, janë vitet në të cilat ne do të arrijmë nivele shumë më të larta zhvillimi ku do të ndërtojmë një të ardhme që nuk e kemi parë” tha Berisha.