Konsulli i nderit të Meksikës Ylli Ndroqi takime në Romë, në fokus investimet

Hapja e konsullatës së Meksikës në Tiranë ishte hapi i parë i harmonizimit të bashkëpunimit dypalësh Shqipëri - Meksikë që u finalizua edhe me forumin ekonomik që ngjalli interes të madh nga të dy palët e biznesit.Pas suksesit të këtij formumi në Tiranë, pa kaluar edhe 10 ditë nga ky eveniment ambasada e Shteteve të Bashkuara të Meksikës tregon interes direkt dhe fton menjëherë në Romë konsullin e nderit Ylli Ndroqi për të thelluar më tej bashkëpunimin mes dy vendeve.Në vizitën zytare të Konsullit të nderit zotit Ylli Ndroqi në ambasadën e SHBM në Itali që mbulon dhe vendin tonë themel i bisedave me diplomatët e këtij vendi kanë qënë biznesi dhe turizmi.Zoti Ndroqi u prit fillimisht nga konsulli I Meksikës në Romë Luis Alva Fernando, i cili mbi të gjitha vlerësoi nismat e marra nga konsulli Ndroqi dhe veçanërisht organizimin e forumit të biznesit në kryeqytetin shqiptar.Në takimin e parë me konsullin Fernando, ishte dhe Atasheja kulturore Maria Tereza Ceron Velez e cila shpalosi interesin kulturor të Meksikës për vendin tonë dhe anasjelltas si dy vende me pasuri të jashtëzakonëshme në këtë fushë.Biseda u fokusua në disa çështje të rëndësishme që synojnë të afrojnë më shumë Meksikën dhe Shqipërinë jo vetëm në frymën e biznesit por edhe në frymën e kulturës e turizmit.Në takimin zyrtar me ambasadorin Miguel Ruiz Kabanas, Zoti Ndroqi mori vlerësime nga qeverria meksikane për kosnolidimin e marrëdhënieve por sidomos thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy shteteve.Ambasadori Kabanas e konsideroi si shumë të rëndësishëm organizimin e fundit të Konsullatës meksikane në vendin tonë për biznesin dhe vlerësoi interesin e dhomës së tregtisë dhe iondustrisë së Shqipërisë për të kërkuar hapsira tregu në biznesin meksikan.Pikërisht në këtë frymë, zoti Ndroqi i kërkoi Ambasadorit Kabanas që të shikohet mundësia e lehtësimit të procedurave për vizë të bizneseve shqiptare gjatë sezonit ruristik si një mundësi e mirë për të shijuar më shumë Meksikën por edhe për të ndërtuar mardhënie me biznesin meksikan gjatë kësaj periudhe.Për këtë qëllim në takim, ambasadori Kabanas ftoi edhe zv.drejtoreshën për turizmin Sarina Alvarez e cila mori kërkesën për ta përcjellë atë në ministrinë e jashtme të SHB Meksikës.Në takim u diskutuan edhe shumë ceshtje të tjera të mardhënieve mes dy vendeve tashmë në një frymë të jashtëzakonëshme miqësore. Në fund të takimit, supriza ishte e dy anëshme. Qoftë konsulli i nderit Ylli Ndroqi, qoftë edhe ambasadori Kabanas në mënyrë krejt rastësore kishin zgjedhur si dhuratë për njëri-tjetrin albume fotografike të bukurive natyrore të Shqipërisë dhe Meksikës.Ky takim tashmë i hap rrugë mundësive të reja të bashkëpunimit dhe forcon mardhëniet e nisura vetëm pak muaj më parë por që mesa duket do të kenë një rrugë të gjatë e të frytëshme që do të ndikojnë tek biznesi dhe sidomos tek dashamirësit e turizmit në të dy vendet.