Rama në Vlorë, takim me studentë dhe pedagogë
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, njëkohësisht kryesues i listës së kandidatëve socialistë në qarkun e Vlorës, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 23 Qershorit, ka zhvilluar pasditen e sotme një takim dhe bashkëbisedim me studentë dhe pedagogë të këtij qyteti.Ky bashkëbisedim ka nisur krejt i lirë me premtimin e kreut të PS-së se do tu përgjigjet pyetjeve me aq sa did he aq sa mundet, për programin e PS-së dhe për çdo gjë tjetër me interes.Në lidhje me pyetjen e një studenti për shtimin e universiteteve private dhe se çfarë do të bëhet me studentët pasi ata të mbarrojnë universitetin, Rama është përgjigjur:“Masivizimi përtej çdo lloj llogjike e jo më përtej çdo lloj kriteri dhe standarti. Një zgjedhje tërësisht e e gabuar dhe hileqare e qeverisë për të mos u përballur me papunësinë rinore, duke blerë dhe qetësinë disa vite përmes joshjes dhe për disa vite përmes universitetit. Duke u thënë prindërve ja ku është universiteti, dyert janë të hapura dhe mund të hyni. Kjo është shoqëruar dhe me katastrofën e madhe të liçencimit pa asnjë kriter të universiteteve private, që po i afrohet numrit 100. Vendet e zhvilluara kanë një numër shumë më të vogël, kurse Shqipëria ka numrin më të madh në Be”, tha Rama.Rama ka theksuar gjithashtu se kur Partia Socialiste të vijë në pushtet do të ndryshojë sistemin e hyrjes në Universitet.“Na duhet cilësi dhe jo sasi. Duhet të ndryshojmë gjithë sistemin e hyrjes në Universitet. Por të hapim korsinë tjetër, që kush nuk ka mundësi të zhvillojë universitetin të marrë një zanat dhe jo të mbetet në rrugë. Pra Universitetit ti japim cilësi më shumë se sasi”, u shpreh Rama.Rama tha gjithashu se çfarë do të bëhet me ata persona që nuk fitojnë të drejtën për në Universitet.“Çfarë duhet të bëjmë ne? Për nxënësit e shkollës së mesme duhet të ketë dy rrugë, universiteti për ata që e meritojnë dhe zanati për të tjerët. Sot kemi një numër më të lartë të juristëve për m2, elektriçist zor se e gjen, dhe hidraulik, teknik në naftën, në energjitikën, marangozi etj”.Duke theksuar se sistemi universitar duhet të bëhet konkurrues, Rama akuzoi qeverinë se me sistemin për Universitetet ka bërë hilenë më të madhe. Kreu i PS e ka krahasuar me skemat piramidale të vitit 1997.“Qeveria ka blerë qetësinë duke blerë hilenë më të madhe. Nga kjo që ka bërë më universitetet është e njëjta me atë që është bërë në skemat piramidale financiare. Për mua janë njësoj. Futini lekët atje se shumohen si me magji, dhe këtu ju thotë, investojini ju prindër kursimet tuaja që fëmija juaj të bëhet me shkollë të lartë, jo vetëm kaq por me master e doktorature. Dhe ju universitete shqeuni sa më shumë të nxirrni sa më shumë studentë, ju pedagogë mos bëni shumë llafe por shkoni në mitingje dhe vitet kalojnë dhe pasojat kanë filluar të ndjehen tek shtimi i numrit të të papunëve me diploma. Kështu si ata që hodhën skemat piramidale me diplomë, kështu dhe të rinjtë mbeten me gisht në gojë sepse nuk i garanton një punë diploma. Dhe diploma jo automatikisht të jep punë, dhe të shkosh në Francë, punën nuk ta jep diploma, por të gjesh një punë nëpërmjet rrugës së konkurrencës”, u shpreh kryesocialisti Rama.Më tej në këtë bashkëbisedim , Rama ka theksuar se diplomat janë bërë të shumta dhe shumë të thjeshta për t’u marrë dhe se ato nuk të shërbejnë më për punësimin.“Unë kam një zakon të vjetër. Në orën 12 të natës marr një taksi, i hipi dhe i them shoferit, jepi nisu dhe fol. Taksistët janë barometër i mirë për të folur. Por nuk po gjej më taksist pa diplomë. Ky i fundit tha mora master për juridik. Në mëngjes tha marr kalamajtë e pronarit i çoj në shkollë, gruan e tij në shoping. Tani e mora masterin do marr dhe doktoraturën. Me një fjalë problem i madh, ky i diplomave”, tha Rama.