KVV: KQZ-ja, e cunguar dhe me funksion jonormal

Komisioni Qendror Zgjedhor nuk po funksion normalisht dhe nuk po përmbush detyrat në bazë të kodit zgjedhor.Ky ka qenë vlerësimi i Koalicionit të Vëzhguesve Vendor në raportin për situatën parazgjedhore në Shqipëri për periudhën 15 mars - 23 maj 2013.

Drejtuesja e koalicionit të vëzhguesve vendor Gerta Metaj ka theksuar se është e domosdoshme që të KQZ të plotësohet me shtatë anëtarë për të përmbushur detyrat që ka.

Koalicioni thekson më tej se fushata nisi përpara afatit të përcaktuar nga ligji dhe në shkelje të plotë të kodit zgjedhor ndërsa vihet re dhe një klimë e lartë polarizimi dhe mosbesim mes partive politike.“Ecuria e procesit elektoral ka mangësi në kuadrin ligjor dhe procesi i saktësimit të të dhënave u shoqërua me mosrespektim afatesh” ka theksuar më tej Koalicioni i Vëzhguesve Vendor.Koalicioni ka paraqitur edhe një sërë rekomandimesh drejtuar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për t`i paraprirë ditës së zgjedhjeve.“Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve duhet të jetë i vëmendshëm në mbikqyrjen e fushatës, veçanërisht në përdorimin e resurseve të administratës. KQZ të jetë e vëmendshme lidhur me aktet e nxjerra më përpara prej saj. Për të gjitha subjektet zgjedhore që e nisën fushatën para kohe, të marrë masa për shkeljen e ligjit. Është shumë e rëndësishme për KQZ-në të marrë masa për përdorimin e sistemit të numërimit dhe përdorimit të kartave të identitetit. KQZ-ja duhet të marra masa për trajnimin e punonjësve të qëndrave të votimit dhe të miratojë sa më parë vendet e numërimit të votave” thekson më tej KVV-ja.