Durrës, kapen 49.7 kg drogë, arrestohet 30-vjeçari

Policia kufitare e portit të Durrësit ka sekuestruar 49.7 kg lëndë narkotike ndërsa ka arrestuar edhe një 30-vjeçar.Burime nga policia bëjnë me dije se droga është gjetur e fshehur në trajlerin me targa DR 2494 F ndërsa është arrestuar 30-vjeçari Erjon Alushi.Sipas policisë, trajleri drejtohej nga një 54-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur por ishte në pronësi të firmës që drejtohej nga Alushi.Mësohet se trajleri ishte i ngarkuar me pllaka guri dekorative, dhe kishte si destinacion Italinë.Ndërkohë çështja i ka kaluar për hetim prokurorisë së krimeve të rënda në Tiranë.