Berisha në Gramsh: Do asfaltojmë çdo km rrugë

Kryeministri Berisha ka inaguruar sot rikontruksionin e rrugës Drize-Poroçan në Gramsh.Në fjalën e tij kryeministri ndërsa përmendi avantazhet që do të kenë banorët e kësaj zonë me ndërtimin e kësaj rruge,paralajmëroi edhe hapjen së shpejti të  autostradës Tiranë-Elbasan.“Kjo rrugë u shërben 11 mijë banorëve. Do të bëjë të mundur që banorët e këtyre fshatrave të nxjerrin prodhimet prodhimet e tyre shumë me lehtësi në tregun e Gramshit, Elbasanit dhe shumë shpejt edhe në tregun e Tiranës, 20 minuta nga Elbasani. Rruga është një investim prej 331 milionë lekë dhe bën të mundur realisht zhvillimin e të gjitha potencialeve të kësaj zone” tha Berisha.Gjithashtu, kryeministri Berisha duke iu përgjigjur akuzave të opozitës për rrugët, theksoi se ai do të vijojë me projektin e ndërtimit të rrugëve derisa të mos ketë asnjë km rrugë të paasfaltuar.“Rruga bën të mundur që të gjitha burimet të shndërrohen në Hidrocentrale. Ne do të investojmë në Gramsh deri sa të asfaltohet edhe km i fundit i rrugëve të këtij rrethi. Ata të cilët përpiqen t`ju mashtrojë dhe t`ju thonë ju se Sali Berisha s`ka bërë gjë tjetër veçse ka ndërtuar rrugë unë duhet t`ju them se ky është projekti më madhor sepsa gjykoj që qytetarët shqiptar kudo ku jetojnë duhet të jenë të barabratë. Derisa në fshat të ketë ujë, shkolla, rrugë njësoj si në lagjet e qytetit unë do të vazhdojë me këtë projekt. Por unë dua t`ju them këtyre zotërinjve se projekti nuk është vetëm rrugë por edhe shkolla. Dhe ne në rrethin e Gramshit kemi ndërtuar rreth 20 shkolla” theksoi kryeministri.