Mediu në Kukës, prezanton kandidatët për deputetë

Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu, zhvilloi një takim në qytetin e Kukësit, ku prezantoi kandidatët për deputetë të ketij qarku.Në fjalën e Mediu u bëri thirrje qytetarëve  të votojnë për në numrin 45, Partinë Republikane, e cila është forca politike që përcjell vlerat më të mira, për familjen pronën, kombin.“Duke votuar për numrin 45, ju keni votuar për një shoqëri, e cila e bazuar në besimin në zot, do të bëjë përpara në rrugën drejt Evropës" tha Mediu.Më tej duke u ndalur në politikat ekonomike, Mediu theksoi se rruga që ka zgjedhur Edi Rama, me rritje taksash është rruga që do të çojë Shqipërinë drejt rrënimit ekonomik.Kreu i PR-së Mediu e mbylli fjalën e tij me thirrjen për të votuar PR-në, e cila si një vlerë e shtuar në Aleancën e Djathtë, kontribuon me njerëzit më të mirë dhe më të devotshëm të shoqërisë shqiptare.