3 ligjet, Berisha në Elbasan: Rama kërkon të lajë sytë me llumin që krijoi

Kryeministri Berisha e ka cilësuar fushatën elektorale të Partisë Demokratike si më të suksesshmen gjatë këtyre viteve.Në një bashkëbisedim me gazetarët në Elbasan, kryeministri Berisha theksoi se kjo fushatë është më madhështorja sa i përket edhe pjesëmarrjes së qytetarëve në mitingje."PD ka këtë pranverë ka bërë fushatën në më të shkëlqyer të memories sime, por ju mund të bëni një check up dhe nuk do të gjeni dot një fushatë kaq madhështore e cila ka befasuar shumë analistë, shumë gazetarë.  Kjo nuk është fushata më madhështore sa i përket pjesëmarrjes por është një optimizëm i madh sepse njerëzit të mbushin sheshet muaj para datës së votimit dhe kjo do të thotë që një energji e brendshme po vërshon në zemrën, mendjen e shqiptarëve” tha Berisha.Berisha për miratimin e 3 ligjeveGjithashtu, kryeministri ironizoi vendimin e kryetarit të opozitës për të votuar 3 ligjet, duke thënë se “pas bllokimit ai kërkon të lajë sytë me llumin që krijoi”."Sigurisht ligjet do t’i votojmë. Shmanget referendumi, janë 6 milionë euro që shpenzohen me referendum dhe PD realizon një qëllim që e ke bërë publik çdo ditë. Ligjet ishin në parlament. Rama tha nuk i votoi, nxori Fierin. Tani mori Metën, nuk flet më për Fierin. E ftoj të votojmë amnistinë, sepse nuk e bëmë dot siç duhet për shkak të bllokimit të tij, por shteti bën amnisti. Shteti ndëshkon, por shteti dhe fal. Atë ligj që ata nuk e votuan unë i dhash mundësinë atyre që deri ditën e enjte ta votojmë. A ka llogjikë, a mundet një zyrtar që të thotë se do fal gjobat nga 1 marsi e këtej. Me këtë ti fyen të gjithë” u shpreh Berisha.Berisha për rikonfigurimin e KQZ-së dhe apelin e SHBA-sëI pyetur nëse mazhoranca do të votojë të enjten për rikonfigurimin e KQZ-së dhe për apelet e SHBA-së, kryeministri Berisha theksoi se ai do të zbatojë ligjet e vendit."Detyra ime është të zbatoj ligjet e vendit tim. Shqipëria ka institucionet demokratike dhe nuk ka zëvendësim për to. Nëse marrim përsipër ti zëvendoësojmë dhe kur bëjnë gjykatësin kushtetues apo gjykatësin e lartë u them se nuk respektojnë veten e tyre. Ky është një shtet i pazuar në ligje. Askush nuk ka mandat të marrë atributet e një shteti sepse mënyra si fuksionion qeveria është nga më transparentet.  Nuk bëhet fjalë për asnjë variant tjetër përveçse atë që përcakton ligji i vendit.  Çdo lloj intepretimi, dëshmon se është kështu dhe vetëm kështu. Duke thënë të gjitha këto unë kam respekt të palëkundur. Respektin tim unë e kam shumë real sepse ndihma e miqve ka qënë e jashtëzakonshme” tha Berisha.Berisha për vizitën e MooreI pyetur në lidhje me vizitën e nesërme të Drejtorit për Europën Qëndrore dhe Jugore në Departamentin amerikan të Shtetit Jonathan Moore, Berisha u shpreh se ai është një mik real i shqiptarëve."Moore vjen si dëshmi e vlerësimit dhe interesit për një Shqipëri që ecën drejt zhvillimit dhe drejt afrimit në Bashkimin Europian. Qeveria amerikane ka bërë gjtihçka për integrimin e Shqipërisë” tha Berisha.