Vendet vakantë, Lleshi: Nuk cënohet KQZ-ja. Bashkëpunim për mbarëvajtjen e zgjedhjeve
Tre vendet e lëna bosh nga opozita në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, nuk e cënojnë punën dhe ligjshmërinë e këtij institucioni. Këtë deklaroi kryetarja e KQZ, Lefterie Lleshi gjatë një seminari për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve zgjedhore të organizuar nga gjykata e apelit Tiranë në bashkëpunim me zyrën e OKB-së në vendin tonë. Lleshi sqaroi se vendimet e mevonshme të këtij komisioni ku kërkohet shumice e cilësuar do të kërkohet ndërhyrja e institucioneve të tjera, sic e parashikon kodi elektoral.“Zgjidhja e mosmarrëveshjeve është mekanizmi thelbësor për mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Praktika ka treguar se problemet lindin pas procesit të zgjedhjeve. KQZ ka dhe do të ketë rol të veçantë për zgjidhjen e tyre, por nuk mjafton po nuk pati mbështetjen e forcave politike, mediave dhe shoqërisë civile. Ne duam zgjedhje me standarte edhe pse nuk kemi numrin maksimal kjo nuk e cënon punën tonë. Kodi aktual plotëson rekomandimet e ODIHR çka i jep përgjegjësi KQZ edhe kështu siç është të administrojë zgjedhjet. Unë dhe kolëget e mi kemi eksperincën e duhur, do bëjmë përgatitjet e duhura për arritjen e transparencës dhe standarteve, do punojmë me përkushtim. Do jemi të paanshëm, vendimet tona do ndikohen vetëm nga fryma e ligjit, ashtu sic emi betuar para Kuvendit. Megjithatë suksesi i procesit është rezultat i kontributit të përbashkët”deklaroi Lleshi.Kryetari i gjykatës së apelit Tiranë, Alaudin Malaj, në fjalën e tij kërkoi pavarësi dhe askush të mos ndërhyjë në vendimet e kolegjit zgjedhor.Përfaqësuesja e OKB-së në vendin tonë, Zineb Benjellou, kërkoi përgatitjen e institucioneve që menaxhojne ankimimet zgjedhore.“Konfliktet zgjedhore jane pjese e demokracise. Partite, lideret politik dhe zonat elektorale mund dhe duhet te ngrene ankimime te tilla tek instancat zgjedhore perkatese, ne rastin tone tek Kolegji Zgjedhor. Eshte pergatitja dhe kapaciteti i institucioneve zgjedhore qe menaxhojne ankimime te tilla ne kohen e duhur, qe i ndan demokracite e perparuara nga te tjeret”tha ajo.Në seminar merrnin pjese anëtarë të kolegjit zgjedhor si dhe përfaqësues të partive politike, ku për tre ditë me radhë do të ketë trajnime sesi duhet të sillen aktorët politik dhe jo vetem ata, gjatë administrimit të zgjedhjeve.