Rama në Twitter: Nuk do të njohim asnjë gjobë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Maj 2013, 10:45
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama u shpreh edhe sot se nuk do të njohë asnjë gjobë të vënë nga 1 marsi e deri më 23 qershor.Në një postim në rrjetin social “Tëitter” Rama thekson se nëse do të vijë në pushtet ai nuk do të njohë asnjë gjobë, të cilat sipas tij, po i vihen biznesit për presion elektoral.“Problem i madh dyndja e xhandarve të Saliut për gjoba! Nuk do njohim asnjë gjobë të vënë që nga 1 marsi deri në 23 qershor. Pikë. RILINDJE” shkruan më tej Rama.Më herët kryesocialisti Rama është shprehur se çdonjëri që merr një gjobë duhet të ndihet krenar dhe duhet ta mbajë si një certifikatë pasi mbas 23 qershorit ato nuk do të kenë as edhe një vlerë.