3 ligjet, Berisha kërkon seancë të jashtëzakonshme në 30 maj
Kryeministri Sali Berisha i qëndron premtimit për një seancë të jashtëzakonshme për miratimin e 3 ligjeve të vëna kusht për statusin, por e shtyn atë për të Enjten.Kreu i qeverisë nëpëmjet një shkrese zyrtare të lëshuar prej tij, firmosur në 25 Maj, i kërkon Kuvendit një mbledhje jashtë rradhe, ku veç miratimi të ligjeve të integrimit të miratohet edhe aministia fiskale.Miratimi i projektligjit për nëpunësin civil, për funksionimin e Gjykatës së Lartë, dhe reforma parlamentare sipas kryeministrit është një mundësi tjetër për opozitën që para zgjedhjeve parlamentare të 23 Qershorit, t'i bashkohet vullnetit të palëkundur të mazhorancës qeverisëse për zhbllokimin e rrugës së integrimit europian të vendit.Dhe nga Elbasani gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, kreu i qeverisë ftoi opozitën që veç 3 ligjeve, të japë votën edhe për amnistinë fiskale, sipas draftit të miratuar nga qeveria në Marsin e vitit 2011.Por Partia Socialiste ka sqaruar se nuk do të votojë amnistinë fiskale, pasi integrimi nuk duhet ngatërruar me fushatën elektorale. Vasilika Hysi, gjithashtu ripërsëriti kushtin se deputetët sociaistë do votojnë 3 ligjet në rast se hyjnë në fuqi në Shtator.Përpos kësaj, seanca e së Enjtes pritet të shuajë edhe një tjetër pikëpyetje që lidhet me fatin e KQZ-së.Palët pritet të dëshmojnë nëse i dëgjojnë apo jo këshillat e ndërkombëtarëve, përfshirë edhe atë të SHBA-së, që në seancën e jashtëzakonshme të konstituojë edhe Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, i cili aktualisht funksionon vetëm me 4 anëtarë të mazhorancës.Deri tani, burimet flasin se 3 anëtarët e opozitës, të dorëhequr mund të rikthehen në këtë komision, pas një konsensusi të mundshëm PS-PD.