Shkodër, arrestohen 5 persona për falsifikim kartëmonedhash
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Maj 2013, 13:00
Pesë persona janë arrestuar sot në Shkodër pasi akuzohen për falsifikim kartëmonedhash.Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Kristian Mala 22 vjeç, Florian Gjergji 34 vjeç, Paolo Gjergji 20 vjeç, Emiljan Gjergji 25 vjeç dhe Klodian Ndreaj 20 vjeç.Mësohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë bërë futjen në treg të kartëmonedhave të falsifikuara.Në kuadër të operacionit të koduar “Fund Maji”, policia e Shkodrës ka bërë të mundur edhe sekuestrimin e 150.000 lekëve të falsifikuara, prerje 2000 lekëshe, si dhe 2 automjete dhe 10 telefona celularë.