Basha nderohet me titullin e nderit “Qytetar i Lirë i Londrës”
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha nderohet në Londër me "Freedom of the City of London" duke u bwrw politikani më i ri që e merr këtë titull dhe shqiptari i parë që nderohet me këtë çmim.Kryebashkiakut Basha iu dorëzua pllaka e njojtur si "Liria e Londrës" ku janë gdhendur mjeshtërisht "Rregullat e qytetit" të cilat janë formuluar që në shekullin XVIII.Kryerbashkiaku Basha e ka konsideruar marrjen e këtij titulli si një privilegj për të por edhe për kryeqytetin shqiptar."Së pari është një nder i madh, jo për mua si kryetar i Bashkisë por për qytetin dhe Bashkinë e Tiranës dhe e konsideroj si një përgjegjësi të madhe pasi vetë marrja e këtij titulli dëshmon për një shkallë të re të njohjes dhe vlerësimit për kryeqytetin tonë, për Tiranën por edhe për Shqipërinë e shqiptarët- u shpreh z. Basha.Për Kryebashkiakun Basha, kjo është një mundësi e madhe për kryeqytetin shqiptar, për të tërhequr investitorë të rëndësishëm që operojnë në Londër."Në këtë pikëpamje, vëmendja që qyteti i Tiranës ka marrë sot përmes kësaj ceremonie është një kapital i çmuar për të drejtuar sytë e kapitalit britanik dhe në fakt kapitalit botëror që i thotë City of London, shtëpia e vet, tek Tirana, tek mundësitë që Tirana ofron, mundësitë që Shqipëria ofron për investime në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë, me potenciale të jashtëzakonshme dhe mundësi të jashtëzakonshme dhe natyrisht përmes investimeve, zhvillimit ekonomik e krijimit të vendeve të punës si një prioritet kryesor imi si kryebashkiak" tha Basha.Dhënia e titullit të Lirisë së Londrës është një nga ceremonitë më të vjetra që i kanë mbijetuar historisë shekullore të këtij qyteti. Ky titull, i dhënë për herë të parë në vitin 1237, mbetet akoma sot një simbol i gjallë i kryeqytetit britanik. Z. Basha ishte i ftuar nderi i darkës zyrtare të organizuar nga Lord Mayor of the City of London në pallatin historik Guildhall, ku dhe iu urua zyrtarisht mirëseardhja si "Qytetar i Lirë i Londrës".Në këtë darkë mbajtën fjalën e tyre Mario Draghi, Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane dhe Ministri britanik për Evropën David Lidington. Pjesë e axhendës së këtij evenimenti ishte edhe koncerti ku u luajt simfonia Nr. 9 e Beethovenit në Katedralen e Shën Palit. Gjatë qëndrimit në kryeqytetin britanik, Kryebashkiaku Basha u prit në një takim nga drejtoresha për Evropën në Ministrinë e Jashtme si dhe nga zyrtarë të Partisë Konservatore të Kryeministrit David Cameron. Kreu i Bashkisë Lulzim Basha morri pjesë edhe në një darkë, ku të ftuar ishin anëtarë të kabinetit qeveritar dhe deputetë të Parlamentit britanik.