Fushata elektorale, Berisha sot në Elbasan e Lushnje ndërsa Rama në Vlorë
Ndërsa fushata elektorale ka 3 ditë që ka nisur zyrtarisht, dy liderët kryesorë të politikës shqiptare po intensifikojnë takimet me elektoralin në të gjithë vendin.Kryeministri Berisha do të jetë paraditen e sotme në Elbasan ku do të inagurojë rikontruksionin e rrugës Drize-Poroçan ndërsa më pas do të ketë edhe një takim me gazetarët.Gjatë orëve të pasdites, kryeministri do të jetë në Lushnje ku do të prezantojë edhe kandidatët për deputetë.Ndërkohë, kreu i PS-së do të jetë sot në Vlorë, në qarkun ku është kandidat për deputetë ku do të zhvillojë një takim me biznesin si dhe me studentë dhe petegogë.“Sot në Vlorë me biznesin e vogël, në fshatrat e Lumit të Vlorës mbetur pa rrugë, pastaj përsëri në qytet me studentë e pedagogë. Vlora Forever” shkruan në Twitter kreu i PS-së Rama.