FRD takim me emigrantët në Greqi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Maj 2013, 18:21
Drejtuesit më të lartë të partisë Fryma e Re Demokratike, në kuadër të fushatës zgjedhore të 23 Qershorit, kanë udhëtuar sot drejt shtetit fqinjë, Greqisë.Në këtë udhëtim të tyre, drejtuesit e FRD-së, Bamir Topi dhe Gazmend Oketa kanë zhvilluar takime me emigrantët shqiptarë që jetojnë në Follorinë dhe Selanik të shtetit helen.Bamir Topi dhe Gazmend Oketa, në fjalën e tyre përpara emigrantëve u kanë bërë thirrje që të mbështesin Frymën e Re Demokratike pasi ajo është një parti me frymë të re që synon rikompozimin e të djathtës.