Ish-drejtori i burgut të Drenovës përfundon në burg për tre vite
Ish-drejtori i burgut të Drenovës Laert Celiku, i cili u akuzua se ju kërkonte shuma të caktuara parash të burgosurve, për të lejuar takimet e tyre me familjarët, si dhe për futjen e sendeve të ndaluara në ambientet e burgut, është dënuar me 3 vite burg nga gjykata e Korçës.Prokuroria e ka cilësuar fajtor Celikun për veprën penale te korrupsionit pasiv,e cila rezultoi te jete e provuar ndaj dy personave, duke kërkuar dënimin, për secilin rast me 2.6 vite burg.Të njëjtin qëndrim mbajti edhe gjykata,e cila ne bashkim të dënimeve,vendosi përfundimisht, dënimin e ish drejtorit te burgut te Drenoves me 3 vite burg. Për Celikun, gjykata vendosi te caktoje edhe dënim plotësues, duke i ndaluar,te ushtroje funksione publike për një periudhë 2 vjeçare.Ish drejtori i burgut te sigurisë së lartë ne Drenove Laert Celiku u ndalua në nëntor të viti të kaluar, pas denoncimit të disa familjareve të të burgosurve për korrupsion./Ora News/