Produktet skarco, vijon skandali i tregëtimit në markete
Produktet skarco vijojnë të tregëtohen normalisht në marketet e kryeyqytetit, ndërsa tregëtarët dhe konsumatorët denoncojnë sërish kushtet pa asnjë standard në vendin tonë. Nga vëzhgimi i bërë nga Ora News në marketet e vendit janë gjetur produktet të skaduara dhe në prag skadence të cilat nuk janë tërhequr nga tregu e aq më tepër të jenë asgjesuar. Pasiguria ushqimore mbetet një ndër shqetësimet kyçe të konsumatorëve, por AKU nuk vepron për monitoruar situatën.Vijon skandali i tregëtimit të produkteve të skaduara në marketet dhe supermarketet e Tiranës, ndërkohë që AKU hesht dhe nuk ushtron detyrat e ngarkuara me ligj për të ndaluar shitjen e mallrave të skaduara apo tregjet jashtë standarteve.Nga vëzhgimi i bërë më kamera amatore në supermarketet në Tiranë rezulton me datë skadence produkti "pastë dhëmbësh", i cili vijon të tregëtohet normalisht dhe nuk është asgjesuar nga AKU.Ndërsa kosi i frutave për fëmijë, ka datë si datë skandence datën 26 maj. Për faktin se përdoruesit janë fëmijët e vegjël që kanë imunitet të dobët, produkti që duhet të ishte nxjerr nga tregu vijon të shitet sërish.Parelisht me produktet e skaduara dhe denoncimet e qytetarëve në rrjetet sociale, vëzhgimi i bërë sërish në tregjet e vendit evidenton situatën problematike të kushteve të tregëtimit.Në tregun e Vlorës, shitësit thonë se për shkak të kushteve skandaloze, produktet kryesisht fruta perime kalben. Një situatë e tillë tregëtimi jo vetëm që dëmton fermerët por kërcënon shëndetin e konsumatorëve.Tregtari: Jemi si në mesjetë, taksat i paguajmë të gjitha dhe jemi për faqe të zezë, gjithë shiu hyn brenda. Pezullohet puna.Tregtari: Llamarinat i kemi bërë me lekët tona. Rrobat i kemi vënë formalisht se na bie dielli. Do ndërhyjmë, do bëjmë, këto dihen por problem është çfarë thuhet dhe çfarë bëhet.Tregtarja: Skandal fare, ja me çarçafë mezi bëjmë një çikë hije vet.Vëzhgimet, denoncimet dhe faktet e mbledhura për pasigurinë ushqimore bien mbi përgjithësinë insitucionale të AKU-së që duhet të veprojë për të garantuar qytetarët për atë çfarë blejnë dhe konsumojnë.