Shëndeti publik Fier, sektori i higjenës jep alarmin për vijën bregdetare
Inspektoriati i higjenes dhe ai epideomologjik ne Drejtorine e Shendetit Parësor Fier duke pare situaten aktuale qe ndodhet ne vijen bregdetare ka ngritur nje grup pune, te cilet kane inspektuar keto zone, e cila sic shikohet nga pamjet ende paraqitet e shkatërruar nga viti i kaluar.Lidhur me kete situate sipas shefes se sektorit epideomologjik, Anila Moci, jane çuar dokumentacionet perkatese pushtetit lokal nga varet kjo vije bregdetare me qellim qe per subjektet pivate qe hapin aktivitetin e tyre duhet te paisen me leje higjeno-sanitare.Nderkaq ajo ka folur edhe per rastet e malarjes te shfaqura ne vendin tone ne disa qytete te cilat sipas saj jane te importuara.Ne Fier nga sherbimi shendetësor dhe nga instituti i sherbimit publik eshte vetem nje rast për vitin e kaluar, ndersa per kete vit nuk ka asnje rast te konstatuar nga departamenti i kontrollit te sherbimit publik.