Diplomacia amerikane zbret në fushën e gjelbërt, kampionat futbolli në Tiranë

Një ndeshje futbolli miqësor dhe e ndryshme nga ndeshje të para ndonjëherë, ku në fushë nuk ishin futbollistë por autoritete dhe përfaqësues të Ambasadave amerikane në rajon, të cilët u përballën me njëra-tjetrën.Aktivitet i tillë ndodh për herë të parë ne vend dhe sipas Ambasadës së SHBA në Tiranë ky është kampionati Rajonal i Futbollit të Ambasadave amerikane. Ambasadori Aleksander Arvizu tha se skuadrat janë nga Sarajeva, Beogradi, Sofia, Prishtina, Lubjana, Shkupi, Podgorica dhe Thesaloniku.Fillimisht është hedhur shorti dhe këto skuadra nisën ndeshje më njera tjetrën. Finalet do të zhvillohen në ditët në vazhdim, ndërsa interesi nga ana e qytetarëve, por edhe e Ambasadës ka qënë e lartë që në minutat e para të ndeshjeve.