PDIU: EULEX të mos bëhet pjesë e përpjekjeve revizioniste albanofobe
Qasje me standarde të dyfishta. Të tillë e ka vlerësuar PDIU vendimin e një dite më parë të Prokurorisë së EULEX për masën e sigurisë ndaj 7 ish komandantëve të UÇK-së, mes tyre edhe ambasadori kosovar në Tiranë, Sylejman Selimi.Në një deklaratë për mediat PDIU shprehet se ky rast sëbashku me kalvarët e zgjatur të proceseve gjyqësore të komandantëve Limaj dhe Haradinaj, janë bërë subjekt i një fushate që synon denigrimin e luftës së drejtë të shqiptarëve për liri e barazi.“PDIU përcolli me keqardhje dhe indinjatë hapjen e gjyqit për shtatë drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët bashkë me kalvarët e zgjatur të proceseve gjyqësore të komandantëve Limaj dhe Haradinaj, janë bërë subjekt i një fushate që synon denigrimin e luftës së drejtë të shqiptarëve për liri e barazi. PDIU e gjykon si aplikim të standardeve të dyfishta faktin që rihapen gjyqe ndaj luftëtarëve shqipëtarë të cilët kanë kaluar tashmë procese e hetime të panumërta; ndërkohë që asnjë ushtarak apo paramilitar serbqë ka kryer krime para, gjate dhe pas luftës në Kosovë nuk është dënuar; ndërkohë që veriu i Kosovës është lënë jshtë sundimit tëligjit dhe në dorë të trafiqeve dhe krimit dhe ndërkohë që ka ende rreth 2000 civilë shqiptarë të zhdukur. Prandaj PDIU i sheh këtoprocese gjyqësore si një përpjekje për të shtrembëruar të vërtetënhistorike duke vendosur një shenjë barazimi mes xhelatëve serb dheviktimave shqiptare” thuhet në deklaratën e PDIU.PDIU i bën thirrje EULEX-it që të mos bëhet pjesë e përpjekjeve revizioniste albanofobe si dhe i drejtohet gjithashtu qeverisë sëKosovës dhe partive të opozitës për të rishqyrtuar rolin dhe mandatin e EULEX-it në kushtet kur po vërehet aplikimi i standardeve të dyfishta dhe në kushtet kur ka dështuar të vendosë sundimin e ligjitnë veri të vendit.Në Prishtinë, një trup gjykues i drejtuar nga Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, vendosi masën e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh për shtatë persona të dyshuar për përfshirje në krime lufte.Sipas EULEX-it, të shtatët po hetohen “për krime lufte kundër popullsisë civile në formën e dhunimit të integritetit trupor dhe shëndetit të civilëve. Ata civilë janë mbajtur në qendrën e ndalimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në fshatin Likoc të komunës së Skenderajt. Një i dyshuar gjithashtu po hetohet për vrasjen e një civili si krim lufte”.Që nga pasditja e së premtes e deri në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës ka zgjatur seanca gjyqësore “për caktimin e masës së sigurisë për të shtatë personat e dyshuar”Në mesin e të dyshuarve janë ish komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sulejman Selimi, i njohur me emrin e luftës Sulltani, aktualisht ambasador i Kosovës në Tiranë dhe kryetari aktual i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ish komandant i zonës së parë të ish UÇK-së. Në të njëjtin grup janë edhe Sahit Jashari, Jahir Demaku, Zeqir Demaku, Hysni Thaçi e Avni Zabeli, të gjithë ish pjesëtarë të UCK-së.Avokatët mbrojtës thanë se do të apelojnë vendimin meqë, gjykata ka vendosur pa asnjë provë për atë që pretendohet.