Idrizi prezanton Muhedinin në njësinë nr 1: PDIU, parti e të gjithë shqiptarëve

Partia Drejtësi, Intergim, Unitet ka vijuar takimet elektorale në qarkun e Tiranës. Kryetari i PDIU-së zoti Shpëtim Idrizi, gjatë një takimi me banorët e Njësisë Bashkiake Nr.1 në zonën e “Ali Demit” ka prezantuar kandidatin për deputet të Qarkut të Tiranës, Tahir Muhedini.Gjatë fjalës së tij, kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi shprehu emocionin e madh që ishte sot duke fulur përpara miqëve me të cilët ka bërë rrugëtimin e jetës.“Të nderuar qytetar të “Ali Demit”, më ka takuar gjatë gjithë kësaj kohe që të flas në vende dhe podiume nga më të ndryshimet, por është e jashtëzakonshme që të flasësh aty ku ke lindur, aty ku je rritur, aty ku je frymëzuar, aty ku ti ke marr emër dhe unë jam i lumtur që gjatë kohës kam qenë, jam dhe do të mbetem, një djal i “Ali Demit”. Sot unë jam në shtëpinë time, në lagjen time, kam parë dhe shohë midis jush shumë nga ato djem dhe vajza me të cilët unë kam bërë rrugëtimin e jetës. E jo rastësisht miqtë e mijë, ne kemi ardhur këtu për t’ju prezantuar për kandidat për deputet, prapë një djal nga “Ali Demi”, mikun tim Tahir Muhedini.” – deklaroi Idrizi.Duke u ndalur tek bilanci i PDIU-së në këto katër vite, Shpëtim Idrizi renditi arritjet e Partisë Drejtësi, Integrim, Unitet.“Ne besojmë tek ideali jonë, ne besojmë tek një parti e cila për 4 vjet ka treguar që di të jetë një parti që mbron interesat dhe kauzat e shqiptarët. Ne kemi qenë gjithmonë në ballë sa herë që cënoheshin interesat e kombit dhe interesat e dinjitetit tonë kombëtar. E kemi bërë këtë kundër Dik Martit, i cili tentote që nëpërmjet një raporti të sponsorizuar nga Serbia, të denigronte luftën e UÇK-së, një luftë e drejtë e cila solli Pavarësinë e Kosovës. E kemi bërë detyrën tonë si parti kombtariste, kur jo vetëm sensibilizuam gjithë popullin shqiptar, por ndërhymë me iniciativa ligjore duke amenduar ligjin e censusit, i cili tentonte që nëpërmjet presionit të Greqisë, vizave, pensioneve të bënte në mënyrë artificiale rritjen e grekëve të rremë në Shqipëri. E pra, partia jonë nëpërmjet amendamenteve të saj i solli shqiptarët aq sa janë, 99 % në Shqipëri dhe 100% të tjerë që janë në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, në Çamëri por dhe dhjetëra mijëra të tjerë që janë në diasporë. Partia jonë nuk mund të linte jashtë programit vëllezërit tanë që janë në emigracion. Për këtë arsye ne kemi propozuar që të ketë një Ministri të Diasporës, një ministri e cila do t’i qëndrojë pranë në mënyrë institucionale të gjithë problemeve që kanë sot vëllezërit dhe motrat tona në emigracion.” – u shpreh kreu i PDIU-së.Në fund të fjalës së tij, Shpëtim Idrizi u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që të votojnë Partinë Drejtësi, Integrim, Unitet si partia e cila ka në themel të saj çështjen kombëtare.“Unë ju ftoj që të votoni numrin 50 Partinë Drejtësi, Integrim, Unitet. Unë ju ftoj që të votoni Tahir Muhedinin, ju ftoj që të votoni bijtë tuaj në mënyrë që ne të shkojmë me 7 deputet në Parlamentin shqiptar, në mënyrë që Qarku i Tiranës të nxjerr 2 deputet dhe unë ju garantoj që të jenë 2 deputet si ju, për ju, por mbi të gjitha 2 deputet patriot që e duan Shqipërinë, që e duam çamërinë dhe që respektojnë vlerat dhe traditat e çdo shqiptari.” –përfundoi ai.Ndërkaq, kandidati për deputet i PDIU-së për Qarkun e Tiranës Tahir Muhedini u shpreh se Partia Drejtësi, Integrim, Unitet dallon nga të gjithë partitë e tjera.“Është e vetmja parti që në programin e saj ka çështjen kombëtare, në programin e saj ka zgjidhjen e çështjes çame. Të gjitha forcat e tjera janë parti ideologjike, propagandistike dhe asgjë premtuese” theksoi ai. Kandidati i PDIU-së ftoi të gjithë banorët e “Ali Demit” por dhe gjithë Shqipërisë të votojnë Partinë Drejtësi, Integrim, Unitet me kryetar Shpëtim Idrizin, me numrin 50.