Serbia kërkon nga Kosova ndryshimin e 30 ligjeve për veriun

Serbia insiston që në vend të institucioneve serbe në Kosovë menjëherë të formohet bashkësia e komunave serbe.Sipas gazetës “Veçernje novosti” po ashtu kërkohet që Kosova të ndryshojë rreth 30 ligje në mënyrë që bashkësia e komunave serbe të marrë edhe kompetenca konkrete në pajtim me marrëveshjen.Sipas propozimit serb, kjo zgjidhje kalimtare do të zgjaste deri në zgjedhjet lokale në vjeshtë.Nga ana tjetër Thaçi insiston që të shpërbëhen të gjitha institucionet paralele serbe, ndërsa deri në zgjedhjet lokale, Prishtina ta marrë “çatinë” institucionale edhe mbi veriun e Kosovës.Në këto pozicione të martën kanë qenë edhe Dacic edhe Thaçi, kur sërish u takuan në kabinetin e baroneshës Ashton në selinë e BE-së në vendin e njëjtë ku kishin arritur edhe marrëveshjen e 19 prillit.