Degert: Marrëveshja historike, kërkohet zbatimi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Maj 2013, 17:05
Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Vincent Degert, tha sot se për Bashkimin Evropian tash është e rëndësishme që të bindet se fillon zbatimi i marrëveshjes ndërmjet Beogradit e Prishtinës.Zoti Degert u tha sot gazetarëve në Beograd se kjo marrëveshje është “gjë e mirë dhe historike”, por edhe më e rëndësishme është që të filloj zbatimi i saj.Ai theksoi se ky do të jetë proces i gjatë, pasi “janë të nevojshëm disa muaj, por ajo që është e rëndësishme është që të shihet se gjërat po lëvizin, që çështjet zgjidhen në drejtim të duhur”.Zopti Degert ka shfaqur shpresën se kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, dhe ai i Kosovës, Hashim Thaçi, sot në Bruksel do të arrijnë pajtueshmëri për planin e zbatimit.