Takimi Thaçi-Daçiç, Kocijançiç: Kërkohen hapa të prekshëm
Zbatimi i marrëveshjes për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës e Serbisë është e një rëndësie kyçe, ndërsa pajtueshmëria për “hapat e prekshëm” për zbatimin e saj, është ajo që e dëshiron përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, nga takimi i sotëm Hashim Thaçi-Ivica Daçiç.Kështu u tha gazetarëve sot në Bruksel, Maja Kocijançiç, zëdhënëse e zonjës Ashton.Ajo ka njoftuar se Catherine Ashton në orën 16:00 do të ketë takim të veçantë fillimisht me kryeministrin Dacic e më pas me kryeministrin Thaçi, pastaj të tre sëbashku do të kenë një “darkë pune”.Maja Kocijançiç tha se takimi i sotëm mund të zgjasë më gjatë, ndërsa qëllimi është arritja e një pajtueshmërie të qartë për zbatimin e marrëveshjes për normalizim.