Shkupi i shqetësuar nga vetoja greke dhe bullgare
Ministrat e jashtëm të BE-së në seancën e sotme pritet të kërkojnë caktimin e datës për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë.Por, takimi vendimtar vjen mes shqetësimeve se ministrat nga Greqia dhe Bullgaria fqinje përsëri mund të bllokojnë përparimin e Maqedonisë, këtë herë duke përmendur dështimet demokratike në vend.Një prej argumenteve të tyre kësaj radhe mund të jetë dështimi i qeverisë së Maqedonisë dhe opozitës për të formuar një komision hetimi për incidentet 24 marsit të cilat ndodhën në Parlamentin e Maqedonisë.Zëdhënësi i komisionerit Fyle, Peter Stano, deklaroi se komisioni i hetimit duhet të fillojë punën e tij sa më shpejt të jetë e mundur dhe të tregojë disa rezultate. Mirëpo akoma në këtë drejtim nuk është arritur një marrëveshje mes pozitës dhe opozitës.Akademiku Vlado Kambovski është propozuar për kryetar të komisionit ekspert për ngjarjet të cilat ndodhën para dhe më 24 dhjetor në kuvend nga ana e kabinetit të presidentit të shtetit në takimin me sekretarët e përgjithshëm të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së Kiril Bozhinovski dhe Andej Petrov. Propozimi i Presidentit nuk është pranuar nga ana e opozitës.Lidhja Sosial Demokrate e Maqedonisë (LSDM) e ka hedhur poshtë propozimin e presidentit Ivanov, pasi Kambovski ka qenë ministër në njërën prej Qeverive të VMRO-DPMNE-së.Por, Maqedonisë kurrë nuk i është ofruar një datë për bisedimet për shkak të bllokadës greke lidhur me kontestin rreth emrit të saj. Greqia këmbëngul se emri i Maqedonisë implikon pretendime territoriale të vetë provincës së saj veriore, e cila gjithashtu quhet Maqedoni.Vjeshtën e kaluar, edhe Sofja u bashkua me Athinën në bllokimin e pranimit të Shkupit, duke pretenduar diskriminimin dhe urrejtjen ndaj bullgarëve brenda dhe jashtë Maqedonisë.Raporti i fundit i BE-së vuri në duke se përpos çështjes së emrit, Maqedonisë duhet të formoj komisionin hetimor, firmosjen e një memorandumi të mirëkuptimit ndërmjet partive për integrimet në BE, si dhe rinisjen e dialogut me gazetarët të cilët janë ankuar ndaj qeverisë. Në Samitin e 27-28 qershorit të Këshillit Evropian do të përcaktohet vendimi për Maqedoninë.