Vucic:Veriu duhet të pranojë kompromis të dhimbshëm

Gjatë vizitës së fundit në veri të Kosovës zëvendëskryeministri i Serbisë Aleksandar Vuciç u kërkoi udhëheqësve serbë të Kosovës të pranojnë marrëveshjen midis Beogradit e Prishtinës dhe "të lënë të kaluarën e të mendojnë rreth së ardhmes".Ai përmendi disa kompromise të vështira që do të duhet të pranojnë serbët e veriut, siç është mbajtja e zgjedhjeve lokale në bazë të sistemit kushtetues dhe ligjor të Kosovës.Beogradi po has në vështirës që të bind serbët e veriut të Kosovës të bien dakord me zbatimin e marrëveshjes, që u hartua muajin e fundit në Bruksel."Për dhjetë vjet, serbët në Kosovën e veriut po jetojnë funksionimin e ligjit, nuk i paguajnë taksa as Serbisë as Kosovës, nuk kanë ... kufizime", tha për SETimes Predrag Simic, profesor në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd."Kësaj i shtohet frika e humbjes së privilegjeve, që shkon deri aty sa të akuzojnë qeverinë se po tradhton interesat e tyre," shtoi ai.Serbët e Kosovës thonë se marrëveshja do të shpërbëjë institucionet e tyre të tanishme paralele, të tregtisë, gjyqësorit, arsimit e kujdesit shëndetësor dhe do ta detyrojë pakicën serbe të zbatojë ligjet e Kosovës."Kjo do të thotë se do të jetojmë në shtetin e Kosovës, jo në Serbi", tha për SETimes Milutin Zdravkovic, një serb që jeton në Mitrovicë. Ai, si shumë bashkëpatriotë të tij në zonë, tha se marrëveshja nuk do të pranohet kurrë.Vucic vizitoi katër komunat serbe në veri të Kosovës, me qëllim që të bind udhëheqësit e tyre për zbatimin e marrëveshjes."Duhet të nisim të ndryshojmë, në mendjet tona, duhet të lëmë të shkuarën e të mendojmë rreth të ardhmes”, u tha Vucic banorëve serbë në Leposavic."Serbia nuk ka njerëz të tjerë dhe vetëm me popullin e saj mund të begatohet, por një pjesë e kombit tonë nuk mund të begatohet pa shtetin e Serbisë", tha ai.Ai tha se deri në fund të vitit, do të zhvillohen zgjedhjet lokale në komunat e veriut dhe mund të formohen komunitete.“Mbajtja e zgjedhjeve në përputhje me ligjet e Kosovës është kompromisi më i vështirë e më i dhimbshëm i serbëve”, tha Vuçiç, por shtoi se “ka shumë gjëra të dhimbshme që shqiptarët do të duhet të pranojnë".Sipas marrëveshjes, 98 nga 100 policë në veri do të jenë serbë.“Beogradi do të ndihmojë financimin e sistemeve të shëndetësisë dhe arsimi, zhvillimin ekonomik e planifikimin hapësinor dhe komuniteti i komunave serbe do ta mbikëqyrë plotësisht atë”, tha Vucic.Vucici tha se Beogradi ka aftësinë të zbatojë marrëveshjen pa mbështetjen e popullit, por qeveria shpreson ta shmangë atë.Presidentët e katër komunave ranë dakord të vazhdojnë veprimtaritë e përbashkëta për të harmonizuar pozitën e tyre në marrëveshje.Kur u pyet nëse serbët do të pranojnë sistemin kushtetues dhe ligjor të Kosovës, Vucic tha se " kjo nuk është tamam ashtu" pasi, sipas tij, Serbia nuk e njeh Kosovën. "Prandaj, Kosova nuk do të ketë një vend në OKB, apo diçka të tillë", tha ai