Kukës, nis reabilitimi i rrugëve, asfaltim dhe shtrim me pllaka

Rrugët e qytetit të Kukësit kanë filluar të krijojnë një fizionomi të re,mbi vetë vlera qe ai mbart. Në këto ditë, ndonëse në prag fushate, po ndërhyet në drejtim të përmirësimit të infrastrukturës rrugore, edhe aty ku ndërtimi i ujësjellësit të ri kishte shkatërruar gjithçka.Nje pjese e rrugëve asfaltohet, ndërkohë që disa të tjera ato po shtrohen me pllaka. Për qytetarët kuksianë e rëndësishme është që infrastruktura rrugore të përmirësohet çka do ndikojë në evitimin e ndotjes së mjedisit, apo armotizimi i automjeteve.Aktualisht Bashkia po punon në pjesë të veçanta të qytetit, nëpërmjet disa projekteve, të cilat kanë nisur prej kohësh por që ende nuk kanë përfunduar për arsye financiare pasi janë akorduar fondet vetëm për pjesën e parë të zbatimit të projekteve.