Takimet elektorale të PS, shpaloset programi i partisë në Kukës e Berat
Drejtuesit e Partisë Socialiste në Kukës, për zgjedhjet parlamentare të 23 Qershorit, kanë rritur pritshmërinë e tyre për marrjen e 3 mandateve.Këtë fakt ata e bazojnë në qeverisjen e dobët të mazhorancës aktuale, dështimin e saj në drejtim të përmirësimit të kushteve të jetesës,arsim,shendetesi e infrastukture.Ndërkohë kandidatët e Partisë Socialiste të Qarkut të Beratit kanë zhvilluar një takim të madh në komunën Sinjë, një nga komunat më të mëdha të rrethit të Beratit.Kandidatët kryesues të kësaj partie Ylli, Felaj, Shalci, Lamaj shpalosën programin qeverisës, që sipas tyre do ti japi zhvillim të menjëhershëm zonës dhe gjithë qarkut.Ndërkohë, që kandidadti tjetër Eduart Shalsi u shpreh qartë se pa një rilindje të Beratit nuk do të ketë rilindje të Shqipërisë.