Klement Balili: Akuzat e PD-së, shpifje. S’kam shkuar prej vitesh në Greqi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Maj 2016, 19:54
Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Transportit në Sarandë, Klement Balili reagoi ndaj akuzave të opozitës në lidhje me përfshirjen në rrjetin e gjerë të trafikut të drogës, hetimet për të cilën po zhvillohen nga autoritetet greke.Baliti i konsideron shpifje akuzat e opozitës dhe thotë se gjithkush që do të përbaltë emrin e tij do të përballet me gjykatën.Baliti: Skam lidhje me shpifjet e opozitës. Çdo gjë është politike. Unë kam dëshmi penaliteti të pastër. Në Greqi kam vite që nuk kam shkuar dhe kjo vërtetohet nëpërmjet sistemit TIMS. Mendoja se këto akuza bëheshin në kohë fushate. Shpifje dhe trillime. Kjo situatë duhet të marrë fund një herë e mirë. Çdo kush që përbalt emrin tim do ta çojë në gjykatë për shpifje./Ora News/