Shkurtimet, punonjësit që preku reforma në spitalet rajonale

Reforma në spitalet e vendit sipas Ministrisë së Shëndetësisë bëhet për shkak të fryrjeve të administratës kryesisht me infermierë dhe sanitarë. I thirrur nga opozita në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë, Ministri Beqaj tha se lista e plotë do të publikohet më vonë për shkak se reforma vijon në spitalet rajonale dhe ato bashkiake. Partia Demokratike denoncoi mungesën e barnave në shërbimet si Onkologjia dhe Infektivi në QSUT, ndërsa deputetët e LSI nuk morën pjesë në mbledhjen e Komisionit.Tirane- Kjo është lista e re e shkurtimeve të bëra për punonjësit e spitaleve bashkiake në bazë të reformës në sistemin shëndetësor.lista 9Ka shkurtime të personelit si infermierë dhe sanitarë, ndërsa numri i mjekëve shtohet në 21.Beqaj: Në spitalet rajonalë kanë punuar 5510 veta. Në përfundim të gjithë riorganizimit do të punojnë 5259 veta, në spitalet bashkiake.Vokshi: Nuk ke dhënë asnjë të rretheve.Beqaj: Kanë punuar 3176 veta, do të punojnë 2908 veta.Opozita në Komisionin e Shëndetësisë denoncoi mungesën e theksuar të barnave në shërbimin e Onkologjisë dhe të Infektivitit me pasoja jete tek pacientët.Vokshi: Më thonë para 15 ditëve, brenda një periudhe 10 ditore ka 6 pacientë që kanë vdekur me HIV AIDS për mungesë barnash.Të lutem verifikoje, është detyra juaj.Beqaj: Janë të gjitha të rreme se i keni nga burime të gënjeshtërta që lidhen vetëm me konflikt interesi.Vokshi: Unë e di shumë mirë, nuk ka asnjë konflikt interesi tek këta që janë të sëmurë me HIV AIDS.Në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë ku u diskutua mbi reformën dhe shkurtimet e personelit mjekësor nuk morën pjesë deputetët dhe ish-Ministrat e Shëndetësisë së LSI, Vasili dhe Tavo.Të dy deputetët kanë kundërshtuar më herët ristrukturimin e personelit shëndetësor duke i quajtur si largime të padrejta.