Falsifikoi dokumentet për 12 të punësuar, arrestohet ish-kryebashkiaku i Përrenjasit

Ish-kreu i Bashkisë së Përrenjasit, Bajazit Karriqi do të mbetet prapa hekurave deri në një vendim tjetër ndaj tij. Gjykata e Elbasanit vendosi masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.Ai gjithashtu akuzohet edhe për falsifikim të dokumenteve. Kjo masë sigurie u mor me kërkesë të prokurorisë së rrethit.Sipas hetimeve të Prokurorisë, Karriqi ka falsifikuar dokumentet e punësimit për 12 persona gjatë verës së vitit të shkuar.Falsifikimi i dokumenteve është bërë gjatë periudhës kur po largohej nga detyra, për shkak se humbi zgjedhjet përballë kandidates së majtë.Karriqi ka kandiduar në zgjedhjet e shkuara lokale nën logon e Partisë Demokratike.njoftimi i policise/Ora News/