“Eskobari”, Tahiri: Akuza mediokre të SHQUP. PD: Prokuroria të hetojë

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i ka konsideruar mediokritete pretendimet e Partisë Demokratike për lidhje të tij me grupin kriminal që po hetohet nga policia greke, ajo shqiptare dhe DEA e SHBA.Tahiri: “Sipas PD, vete ne, Policia e Shtetit & DEA e SHBA & Policia Greke po heton me sukses nje grup kriminal te lidhur po me ne, me mua dhe drejtuesit e policise.Ne SHQUP nuk ka kufi as mediokriteti e as makuteria politike per te sulmuar çdo rezultat te policise.Vertete kaq naiv i konsiderojne shqiptaret???”Por PD insiston se një nga të dyshuarit si krerë të organizatës kriminale është Klement Balili, drejtor i Transportit në Sarandë.“Mbrojtja që Saimir Tahiri dhe drejtues të Policisë së Shtetit i bëjnë Klement Balilaj, i dyshuari si një nga krerët e organizatës kriminale të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, u faktua sot ndërsa Balilaj bën shoë mediatik nga zyrat publike të drejtorisë së Transportit në Sarandë, ndërkohë që është shpallur në kërkim nga policia greke”.Partia Demokratike thotë se “të njëjtën gjë pohon edhe seksioni grek i CNN  në lajmin me titull: “Mbrojtje politike për baronin e kartelit të Ballkanit”, ku i referohet një takim dypalësh mes policisë greke dhe asaj shqiptare. Përfaqësuesit e policisë shqiptare, siç raporton CNN janë dorëzuar duke thënë se “në Shqipëri nuk mund ta prekim sepse ky person ka lidhje me parti politike dhe kontakte me politikanë të nivelit të lartë”.Sipas PD, lidhjet e Sajmir Tahirit me trafikantët dhe mbrojtja që u jep përmes emërimit të të besuarve të tyre në poste të larta të Policisë së Shtetit është prova më e fundit për inkrimininim e qeverisë Rama.“Sot nuk dihet ku fillon qeveria e mbaron krimi, ku fillon krimi e mbaron qeveria”. Partia Demokratike i bën thirrje Prokurorisë të veprojë pa humbur kohë për të çuar para drejtësisë drejtuesit e kësaj organizate kriminale të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike por edhe mbështetësit e tyre në poste kyçe në Policinë e Shtetit dhe në qeveri.