Mbretëresha Elisabeta e Dytë kritikon zyrtarët e Kinës

Mbretëresha, Elisabeta e Dytë, është filmuar gjatë kohës që kritikon zyrtarët e Kinës pas një vizite të Presidentit Xi Jinping në Londër.Pamjet e publikuara së fundmi janë xhiruar gjatë vitit të shkuar, kur Jinping mbajti një takim me Mbretëreshën në Buckingham Palace.Në fjalën e saj, mbretëresha Elisabet gjatë një bisede me shefen e policisë metropolitiane, Lucy D'orsi, theksoi se përfaqësuesit e Kinës tregohen mjaft të ashpër me ambasadoren Barbara Woodëard.Fjalët e saj u mbështetën edhe nga bashkëbiseduesja D'orsi, e cila shtoi se sjellja e zytarëve kinezë kishte qënë e ashpër dhe aspak diplomatike. Pamje filmike vijnë vetëm pak orë pasi mediat publikuan një tjetër material në të cilin shfaqej sërish mbretëresha, Elisabeta e Dytë, së bashku me Kryeministrin e Britanisë së Madhe David Cameron, gjatë kohës që ky i fundit shprehte rezervat e tij për Nigerinë dhe Afghanistanin.Kreu i ekzekutivit britanik u shpreh se  Nigeria dhe Afghanistani janë ndoshta dy prej vendeve më të korruptuara të botës teksa përdori termin 'te korruptuar në mënyrë fantastike'. Deklarata të tillë mund të sjellin pasoja në spektrin e diplomacisë për Britaninë e Madhe./Oranews.tv/