Ish-metalurgjiku i Elbasanit, vendorët: Mbyllja pati impakt negativ, rriti papunësinë

Zyrtarë vendorë, ish-punonjës dhe deputetë të zonës, kanë përkujtuar punën  e ish-Kombinatit Metalurgjik të Elbasanit. Gjatë takimit është vënë në dukje se pavarësisht burimeve të pasura natyrore, Elbasani është një ndër tre qarqet me papunësinë më të lartë në vend.Qyteti i Elbasanit është renditur qarku i tretë për nivelin e larte të papunesisë që prek kryesisht grupmoshat 30-50 vjeç, shumë nga të cilët dikur kanë qenë pjesë e ish-Kombinatit Metalurgjik të Elbasanit, i mbyllur pas shpalljes së falimentit.Përfaqësues të pushtetit vendor, deputetë dhe ish-punonjës të Metalurgjikut përkujtuan kohërat e arta për Elbasanin, kur në ish-Kombinat ishin të punësuar mijëra qytetarë.Për ta impakti negativ social i papunësisë është më i madh se ndotja mjedisore."Kombinati Metalurgjik nuk ka qenë një vepër e madhe dhe një qendër e madhe punësimi por ka qenë dhe një shkollë e madhe politeknike që ka përgatitur mijëra punonjës dhe kuadër të aftë për të kryer çdo lloj pune me cilësi të lartë dhe të shpejtë".Medi Lulo: Edhe pse kanë kaluar disa dekada, kujtimet e ngjarjeve dhe punës së atyre viteve jo vetëm që nuk janë shuar por përkundrazi vazhdojnë të jenë mes nesh të freskëta dhe solidare.Një dokumentar për jetën e metalurgëve mbylli takimin që evidentoi pasuritë e qytetit të Elbasanit, që paradoksalisht karakterizohet dhe nga një papunësi e madhe.