Pelikani Kaçurrel bëhet simbol i turizmit, festohet dita botërore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Maj 2016, 18:17
Për të dytin vit radhazi është festuar në Parkun Kombëtar të Divjakës Dita e Pelikanit Kaçurrel.Në ditën botërore të shpendëve migratorë, drejtori i zonave te mbrojtura, Zaimir Dedej tha se Pelikani kaçurrel është kthyer në simbol të turizmit në Lagunën e Karavastasë, ndaj duhet ndihmuar me krijimin e kushteve për tu mbarështruar.Zaimir Dedej: “ Do ngrihet një qendër informacioni për turizmin me një investim rreth 250 milionë lekë nga buxheti i shtetit. Nga ana tjetër duhet të ngremë një infrastukturë shëtitëse me shtigje në brendësi të Parkut kuptohet pa shqetësuar shpendët e egër dhe pyllin”.Dita e Pelikanit Kaçurrel, ka vijuar me një panair, me produktet artizanale të zonës së Divjakës./Oranews.tv/