Ndryshon ligji për Shoqëritë e Kursim Kreditit, mbikëqyrje e fortë nga BSH
Rreth 40 mijë shoqëri të Kursim Kreditit tashmë do të funksionojnë në bazë të rregullave më të qarta dhe do të monitorohen nga Banka e Shqipërisë.Ligji është miratuar nen për nen në komisionin e Ekonomisë dhe të financave me konsensus por opozita ka propozuar që të thjeshtohen procedurat për SHKK me kapital deri 40 milion lekë si një mundësi për të mbështetur bujqësinë.Deputeti Dashamir Shehi: Nuk i nënshtrohen këtij ligji të ri të gjithë këto SHKR-të që lëvizin deri në nivelin 40 milionë. Ato të marrin kurajën që të mbledhin nga 1 milionë 40 fshatarë dhe të blejnë një traktor. Ndryshe e kemi prishur të gjithë filozofinë e kreditit vullnetar.Por për relatorin e ligjit Ervin Bushati kjo do të krijonte abuzime të Shoqërive të Kursim KredititBushati: Kjo përmban në vetvete një problem të fragmentimin pastaj.Shoqëritë e kursim Kreditit në Shqipëri operojnë sidomos në zonat rurale për subjektet që nuk kanë akses në sistemin bankar./Ora News/