Përmbytja nga Fierza, familjet e prekura në protestë: Na dëmshpërbleni
Përfaqësuesit e familjeve të përmbytura nga ndërtimi i Hidrocentralit të Fierzës kanë protestuar përpara institucioneve të Kukësit, duke u bërë thirje të ngrihet zëri në parlament për kompensimin e pronave të tyre të humbura prej më shumë se 40 vitesh.Ata thonë se ndodhen në gjendje të vështirë pasi tokat bujqësore që dispononin tashmë ndodhen nën liqenin e Fierzës.“Të njihemi si pronarë të tokave, se akoma nuk njihemi si pronarë tokash. Edhe pse jemi pronarë të tokave nuk njihemi me ligj. Kërkojmë të njihemi, të na njihet e drejta jonë, të na dëmshpërblejnë sipas të gjitha rregullave që ka shteti”.“Jam i përmbytur me 28 dynym e truall, as 28 lekë marrë deri sot nuk i kemi”.“Të ngremë zërin që ti bëjmë thirrje çdo lloj Qeverie pa pas parasysh të djathtë apo të majtë. Ne më vonë do ti drejtohemi edhe Strasburgut për të drejtat tona”.“Na lind e drejta sepse Qeveria sapo erdhi në 2013 na ka marrë edhe copën e bukës, bukën thatë. Nuk kemi ku të shkojmë më”.Nga ndërtimi i veprës energjetike të Fierzës u shpërngulën nga banesat dhe tokat e tyre më shumë se 5500 familje të Kukësit të vjetër dhe fshatrat përreth.