Dade: Po rrjedhin informacione tek elementë kriminalë
Rrjedhja e informacionit te klasifikuar mori vëmendjen e Komisionit të Jashtëm gjatë seancës ku ishte i pranishëm drejtori për sigurimin e informacionit te klasifikuar. Kryetarja e këtij komisioni Arta Dade përmendi rastin e arrestimit të fundit në Holandë të Arben Frrokut dhe kërkoi shpjegime për përgjegjësit.Dade: Si është e mundur që ka pasur rrjedhje informacioni në rastin e Frrokut?Drejtori i Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, Arben Seferi u shpreh se ky është rast i veçantë dhe duhet të hetohet.Seferi: Në rastin konkret, ai që ka prodhuar dhe i ka dalë ka detyrimin ligjor që të ngrejë struktura që të verifikojë deri në fund çfarë ka ndodhur në strukturat përgjegjëse.Deputeti demokrat Eduard Selami ngriti si shqetësim gjendjen e krimit në Shqipëri.Selami: Ka një far rritje të aktiviteteve kriminale edhe në nivelet fatkeqësisht më të larta.Komisioni i jashtëm miratoi ndër të tjera edhe një marrëveshje për marrjen e huave nga Banka Botërore për të cilën deputetët demokratë ngritën shqetësim faktin se po merret borxh për të shlyer borxhet.Selami: Merret borxh për të larë borxhin, mua më ndizet një dritë e kuqe. Sado që kredia është me interes shumë të ulët, prapë kjo është një rreth vicioz që çon në kolaps ekonomik.Komisioni u përfshi nga diskutimet edhe në lidhje me ligjin e kthyer nga presidenti për marrëveshjet ndërkombëtare.Përfaqësuesi i Ministrisë së Jashtme u shpreh se tashmë do ndjekin procedurat parlamentare për të miratuar ligjin pa dhënë asnjë shenjë se mund të reflektohen vërejtjet e presidentit./Ora News/