Terrorizmi, 150 ekspertë të EUROPOL mbërrijnë në Itali
150 ekspertë të agjencisë Evropiane EUROPOL, të specializuar në luftën kundër krimit ndërkombëtar e terrorizmin do të mbërrijnë së shpejti në Itali."Detyra e tyre është të kontrollojnë individët e dyshuar mes emigrantëve të shumtë që zbarkojnë çdo ditë në brigjet italiane", ka konfirmuar në një komunikatë zyrtare Ministria e Brendshme Italiane.Pas atentateve në Paris, Këshilli i Evropës i mbledhur më 20 nëntor 2015 vendosi që EUROPOL t'i jap më shumë mbështetje vendeve evropiane me fluksin më të madh të emigrantëve duke dërguar pranë qendrave hotspots, ekspertë të emëruar "guest officers".Detyra e tyre është të ndihmojnë trupat e policisë kufitare e sektorin e antiterrorizmit, në një kontroll të bazuar në tregues të veçantë për monitorimin e individëve të dyshuar mes emigrantëve të shumtë që mbërrijnë çdo ditë në kufijtë italianë me qëllim parandalimin e rrezikut terrorist si dhe në krimin e organizuar ndërkombëtar."Më 11-12 maj kur do të mblidhet dhe Këshilli drejtues i EUROPOLIT, do të publikohen në detaje, elementët teknikë të aktivitetit të ekspertëve të EUROPOLIT në Itali," ka informuar Ministria e Brendshme italiane./Ora News/