Të burgosurit shqiptarë renditen në vend të 3 për nga numri në burgjet italiane
Të burgosurit shqiptarë përbëjnë 13.7 % të të dënuarve me kombësi të huaj në burgjet italiane, duke u renditur në vendin e tretë për numër, pas atyre me kombësi marokene e rumune.Ministria e Brendshme Italiane ka publikuar të dhënat e fundit mbi numrin e të burgosurve me kombësi të huaj në Itali.Sipas statistikave 2478 shqiptarë vuajnë dënimin në burgjet e Italisë, 2446 prej tyre janë meshkuj e 32 femra.18.074 është numri i përgjithshëm i të burgosurve me kombësi të huaj që vuajnë dënimin në burgjet italiane. Numrin më të lartë të tyre e përbëjnë të burgosurit me origjinë nga Maroku me 17.1 % , në vend të dytë ata me origjinë rumune me 15. 8% e pas tyre të burgosurit shqiptarë me 13,7 %.Italia është një nga vendet europiane me numrin më të lartë të të dënuarve me kombësi të huaj. Ndër mbi 54 mijë të burgosur, 32 % e tyre janë me kombësi të huaj.34,7%, vuajnë dënimin për krime të lidhura me trafikun e drogës e 18 % për krimin e vrasjes.Italia regjistron gjithashtu dhe përqindjen më të lartë të të burgosurve në pritje të dënimit të tyre përfundimtar me 31,7% të tyre kundrejt 24,2% që është media në vendet e Bashkimit Europian.
/Oranews.tv/