“Drejtësia”, Lu dhe Vlahutin në mbledhjen e grupit parlamentar të LSI
Pas mbledhjes së grupit të PS, Ambasadorët e SHBA dhe BE, Donald Lu dhe Romana Vlahutin të shoqëruar nga ekspertë të EURALIUS dhe OBDAT kanë qëndruar përreth 35 minuta në mbledhjen e grupit të partisë së dytë kryesotre në koalicionin qeverisës.Mbledhja me dyer të mbyllura e grupit të LSI u zhvillua në Kryesinë e Kuvendit. Në përfundim të saj, dy Ambasadorët u larguan pa dhënë komente për mediat.Misioni i pranisë së Ambasadorëve në mbledhjen e LSI ka qenë i njëjtë si në mbledhjen që patën me grupin e PS, parashtrimi i kërkesës së tyre ndaj deputetëve për të miratuar reformën në drejtësi brenda afateve.Gjatë ditës së nesërme pritet të zhvillohet takimi edhe në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.[caption id="attachment_743458" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Lu me Vlahutin duke dale nga mbledhja ne Kryesine e Kuvendit[/caption][caption id="attachment_743401" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Donald Lu mberrin ne Kryesine e Kuvendit[/caption]