“Hack Day”, Vlahutin dhe Leskaj me të rinjtë
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri në bashkëpunim me nënkryetaren e kuvendit Valentina Leskaj , organizoi Hack Day, një platformë inovative debati që bashkoi studentë dhe aktivistë të shoqërisë civile, për të diskutuar mbi rekomandimet konkrete për secilin nga 5 prioritetet kyçe të integrimit të Shqipërisë në BE.Ambasadorja Vlahutin inkurajoi të rinjtë pjesëmarrës në duke shprehur nevojën për përfshirje në demokraci. Ndërsa nënkryetarja e Parlamentit Valentina Leskaj theksoi se rinia shqiptare dhe zëri I tyre është zemra e procesit të integrimit.Të rinjtë sugjeruan përmirësimin e shërbimeve të ofruara nga institucionet shqiptare për qytetarët, rekomandime konkrete për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, mbrojtjen e grupeve vunerabël, ofrimin e shërbimeve më të mira nga institucionet publike dhe avancimin e reformës në drejtësi./Ora News/