Ministri Manjani: Kërkoj gjykim shembullor për dhunuesin e gazetarit sportiv

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar lidhur me rrahjen barbarisht të gazetarit të sportit, Eduard Ilnica.Në konferencën e zhvilluar në hotel Tirana në kuadër të ditës së drejtësisë, Manjani apeloi trupën e prokurorëve dhe të gjyqtarëve një gjykim shembullor të dhunuesit të gazetarit.Manjani: Sot kam një thirrje për trupën e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sepse na ka ndodhur një ngjarje në simbolikën e drejtësisë, është rrahur barbarisht një gazetar, një personazh i cili ushtron një të drejtë kushtetuese dhe ndihmon qytetarët e Republikës së Shqipërisë që të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për tu informuar. Është fjala për një anëtar të pushtetit të katërt dhe hetimi dhe gjykimi i rrahësit me këtë rast të ditës së drejtësisë duhet të jetë shembullor, kërkoj të jetë shembullor. I uroj gazetarit shërim të shpejtë dhe të fillojmë të besojmë të paktën që në ditën e drejtësisë të japim një simbolikë që drejtësia do të funksionojë. Duhet të funksionojë dhe me shpejtësinë e nevojshme.