Mjeti përplas për vdekje çobanin në autostradën Levan-Vlorë
Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një 55 -vjeçari banues në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:10 të pasdites së sotme në autostradën "Levan-Vlorë" , midis fshatit Panaja dhe Nartë.Automjeti tip "BMW-X6" me targë AA678MK ka aksidentuar për vdekje këmbësorin.Viktima është identifikuar si shtetasi L.M 55 vjeç, lindur në Tepelenë banues në Vlorë.Burime te policia bëjnë me dije se 55 vjeçari punonte çoban dhe në momentin e aksidentit ai po kalonte në krahun tjetër të autostradës për tu kthyer në shtëpi.Automjeti tip “BMW-X6” e ka goditur kalimtarin nga krahu i majtë i makinës, ku si pasojë e goditjes së fortë dhe shpejtësisë, trupi është përplasur me trafikndarësen, duke u coptuar.Siç duket dhe nga pamjet në video, në një distancë rreth 150 metra gjenden dhe pjesë trupi të shkëputura.Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe më pas është vetëdorëzuar në policinë e Vlorës. Shtetasit e dorëzuar janë:1. G.R. 21 vjeç, banues në Tiranë.2. L.L. 20 vjeç, banues në Tiranë.Policia e Vlorës sëbashku me atë rrugore bllokuan autostradën Vlorë-Levan nga të dyja krahët, pasi trupi i coptuar gjendet në të dyja krahët e rrugës.Policia po kryhen veprimet në lidhje me shkakun e aksidentit.[caption id="attachment_743507" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Pamje nga vendi ku ndodhi aksidenti[/caption]